Vrau senegalezin gjashtë muaj më parë, kapet shqiptari në Itali

Vrau senegalezin gjashtë muaj më parë, kapet shqiptari në Itali
Një shqiptar është vënë në pranga sot në Rimini dhe policia ka publikuar edhe pamjet e operacionit për arrestimin e tij.

28-vjeçari Genard Dulaj akuzohet se ka qëlluar dhe vrarë një emigrant nga senegali.

Bëhet fjalë për një krim të ndodhur mesnatën e datave 17-18 prill të këtij viti në San Guliano, Rimini.

Viktima është Makha Niang.

Sipas policisë italiane, shqiptari Dulaj është arrestuar pak kohë pas këtij krimi, për një tjetër, trafik e shitje droge.

/l.k./

Marrë nga riminitoday.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: