Vrasja e trefishtë në Mat, Basha: Një tjetër dëshmi e degradimit të shtetit, të banditëve të veshur me pushtet

Vrasja e trefishtë në Mat, Basha: Një tjetër dëshmi e degradimit të shtetit, të banditëve të veshur me pushtet
Lidhur me vrasjen e trefisht të ndodhur në Mat nga autori i dyshuar Kujtim Koxha, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Lulzim Bashës, vrasja e Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Aliajt është dëshmia e dekradimit të përgjakshëm të shtetit ndërkohë që kryedemokrati shprehet se banditi që kreu masakrën është i veshur me pushtet.

Postimi i Lulzim Bashës:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: