Vijon dosja "Neymar", braziliani rrezikon 6 vite burg

Vijon dosja "Neymar", braziliani rrezikon 6 vite burg
Neymar rrezikon deri në gjashtë vite burg me gjykatën që po ri-shqyrton transferimin e tij nga Santos te Barcelona.

Ylli i Paris Saint-Germain është urdhëruar të paraqitet në gjyq vitin e kaluar për mashtrim në transferimin e vitit 2013.

Neymar akoma nuk është paraqitur në gjyq, por raportet e freskëta në Spanjë deklarojnë se gjykata kombëtare vendosi t’ia kalonte Departamentit Kriminal këtë çështje.

Gazeta e Barcelonës La Vanguardia raporton se ata kanë vendosur ta dënojnë Neymar me gjashtë vite burg nëse shpallet fajtor.

Transferimi i sulmuesit nga Brazili në Spanjë është duke u investiguar nga autoritetet spanjolle që prej janarit të 2014.

Presidenti i Barcelona-s Josep Maria Bartomeu është akuzuar me mashtrim taksash dhe korrupsion për rolin e tij në transferim.

Apeli i tij është refuzuar vitin e kaluar. Barcelona në fillim ka paguar 17.1 mln euro për talentin, por një ankesë ka bërë që të hapet një çështje ligjore.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: