VIDEO/ Kapet një tjetër ngarkesë kanabisi në brigjet e Puljas, këtë herë skafisti ishte italian

VIDEO/ Kapet një tjetër ngarkesë kanabisi në brigjet e Puljas, këtë herë skafisti ishte italian
Një tjetër ngarkesë me kanabis, e nisur nga Shqipëria, është kapur në brigjet italiane.

Mediat e vendit fqinjë njoftojnë për 352 kilogramë kanabis të ndarë në 222 pako, të cilat u kapën gjatë një shërbimi patrullimi të Guardia di Finanzia në brigjet e Puljes.

Në pranga ka përfunduar skafisti që transportonte “mallin”, një 41-vjeçar me shtetësi italiane, banor në qytetin e Leçes.

Lënda narkotike u gjet brenda skafit, në një fund të dyfishtë të mjetit lundrues.

Sipas raportimeve, sinjalizimi për mjetin e dyshimtë erdhi nga njësia e Guardia di Finanzia që ndodhet e stacionuar në portin e Durrësit.

Llogaritet se lënda narkotike e sekuestruar mund të kapte një vlerë prej tre milionë eurosh në tregun e pakicës në Itali. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Video: Guardia di Finanzia