UEFA shpërndan "dhuratat" 1.4 miliardë euro të Champions League, ja ekipet që mbushën arkat

UEFA shpërndan "dhuratat" 1.4 miliardë euro të Champions League, ja ekipet që mbushën arkat
Pasi arriti të bëj të vetin trofeun e Champions League, Reali i Madridit ka marrë edhe përfitimet më të mëdha nga organi më i lartë i futbollit, UEFA. "Los Blancos" ka përfituar 88.6 milion euro nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Pas tyre, Roma mori 81 milion euro, përpara 80 milion eurove të Juventusit dhe Liverpoolit. Atletico Madrid fitoi 31 milion euro ndërsa Barcelona fitoi 57 milionë euro dhe Sevilla 48 milionë euro.

Në total, UEFA shpërndau 1.4 miliardë euro për pjesëmarrësit, me ekipet që natyrisht përfitonin më shumë pas kalimit të një turni, ndërkohë që edhe të drejtat televizive përfshihen në këto fitime.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: