UEFA "përvesh" mëngët, nis hetimi për trukim ndaj PSG

UEFA "përvesh" mëngët, nis hetimi për trukim ndaj PSG
UEFA ka nisur hetimin ndaj kampionëve të Francës, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë. PSG-ja arriti të fitojë në shifrat 6-1, ndërsa kjo ka qenë një ndër treguesit, i cili ka rrit akoma më shumë dyshimet për një trukim të mundshëm. Gjithnjë sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur rreth 5 milionë euro për këtë takim.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: