Trajnerët e huaj në Shqipëri, shkarkimi me “xhepat plot”

Trajnerët e huaj në Shqipëri, shkarkimi me “xhepat plot”
Dallimi mes trajnerit të huaj dhe trajnerit vendas në kampionatin shqiptar. Trajnerët shqiptarë ndodh të shkarkohen me një telefonatë pa marrë parasysh kontratën, ndryshe nga të huajt

Aranit Muraçi

Pothuajse asnjë trajner i huaj nuk ka lënë gjurmë në Shqipëri, nën drejtimin e  klubeve të Kategorisë Superiore. Kanë qenë të shumtë trajnerët që kanë ardhur dhe kanë ikur, nga njëri klub në një tjetër, por janë të paktë ata që kanë mbyllur sezonin të plotë, apo kanë ngritur në fund ndonjë trofe. Ndonëse duhet theksuar fakti se kanë ardhur edhe emra të njohur trajnerësh të huaj, si kroati Zlatko Daliç, aktualisht nën-kampion bote me Kroacinë. Rreth një dekadë më parë  ai mori drejtimin e Dinamos së Tiranës për disa muaj, për t’u larguar pa lënë gjurmë. Ish-trajneri çek i Skënderbeut, Stanislav Levi, u largua gjithashtu me një trofe nga Korça, ndërsa të tjerët kanë ardhur me bujë dhe kanë ikur përmes një marrëveshje me drejtuesit e klubeve, duke marrë një pjesë të mirë të kontratës së mbetur, ose e kanë zgjidhur më vonë çështjen përmes gjyqit.

Trajneri i fundit i huaj, i cili pas rikthimit të Tiranës në elitën e futbollit shqipta, rinovoi kontratën edhe për dy sezone të tjera, braziliani Ze Maria, ka zënë sërish ngushtë drejtuesit e klubit për ta shkarkuar pasi është ende në kontratë dhe nuk ka ndërmend të largohet. Shkarkimi i tij i kushton shtrenjtë arkës së klubit, ndaj edhe presidenti Refik Halili, pas humbjes në derbi me Partizanin ka kërkuar të gjegjë një zgjidhje sa më optimale, si për të trajnerin, ashtu edhe për të ardhmen e ekipit.

Nuk ndodh e njëjta gjë me trajnerët shqiptarë, që shkarkohen pas qoftë edhe dy apo tre ndeshjeve, me një telefonatë të vetme. Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, i cili ka drejtuar disa ekipe të Kategorisë Superiore pranoi për “Albanian Free Press” se në Shqipëri kontratat e tyre me klubet shpesh lidhen në mënyrë shoqërore dhe kur ato ekzistojnë, ndodh të mos zgjidhen. Mërgjyshi gjatë karrierës së tij me Kastriotin ka vijuar për një kohë të gjatë gjyqin në FSHF, për mosrespektimin e kontratës. Një histori të ngjashme kanë thuajse të gjithë trajnerët shqiptarë, në karrierën e tyre.

Trajneri serb Mlladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin në Superiore, pas largimit, hapi një çështje gjyqësore me të dy klubet. Ai ka pasur një proces gjyqësor të hapur në FIFA për detyrime të prapambetura financiare. Me gjirokastritët ka fituar gjyqin. Klubi i Luftëtarit i detyrohet 12 mijë euro, që përfshijnë dy rroga mujore dhe një shpërblim të pamarre gjatë periudhës që ai drejtoi Luftëtarin. Gjatë këtij sezoni gjirokastritët ulën në stol një trajner slloven, Milos Kostiç, i cili shënoi katër humbje radhazi, në katër ndeshjet e para. Ai kishte tre vjet kontratë me Luftëtarin, çka detyroi presidentin Grigor Tavo të arrinte një marrëveshje me sllovenin, para se ta largonte. Trajneri slloven u largua nga Gjirokastra me të paktën të ardhurat e një sezoni, rreth 50 mijë euro. Grigor Tavo pranoi se kishte gabuar me trajnerët e huaj dhe uli në stol, Gentian Mezanin.

Po ashtu, më herët presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pati shkarkuar italianin Mark Juliano, i cili erdhi me shumë bujë, por nuk pati rezultate. Pa shkuar ende në gjysmën e kontratës, ai u largua duke marrë gati shumën që parashikohej për drejtimin e ekipit. Partizani, sikurse kanë vepruar klubet e tjera, kanë shkarkuar me mjaft lehtësi trajnerët vendas, kur ka pasur mungesë rezultatesh. Aktualisht dy ekipet kryesuese, Kukësi dhe Partizani, drejtohen nga dy emra trajnerësh vendas, me të cilët kanë shkruar historinë suksesi më parë tek të njëjtat klube. Nga ky këndvështrim nuk kuptohet arsyeja, kur historia e trajnerëve të huaj në Shqipëri nuk po jep rezultate, se përse vazhdohet dhe insistohet

Shpërndajeni me miqtë tuaj: