Topi i Artë, Francë Football shpreh “dëshirën”: Antoine Griezmann

Topi i Artë, Francë Football shpreh “dëshirën”: Antoine Griezmann
Topi i Artë, trofeu më i rëndësishëm individual i një viti  do të përcaktohet sipas votimit të gazetarëve nga e gjithë bota, do të jepet me 3 dhjetor.

“France Football” në faqen e parë vendosi foton e Griezman dhe vuri titullin, “Topi i Artë duhet të shkojë për një francez.”

Në 10 vitet e fundit trofeu është ndarë mes Messi e Ronaldo.

Gjithsesi, votimet e trajnerëve e të kapitenëve të ekipeve kombëtare, si dhe të gazetarëve të përzgjedhur do të vendosin mbi këtë çmim.

Ronaldo e Griezman figurojnë mes 30 kandidatëve të përzgjedhur për Topin e Artë, si dy nga favoritët e këtij çmimi.

Messi pritet të konfirmohet në 15-shen e dytë.

Dje 15 emrat e parë u publikuan sipas rendit alfabetik në rrjetin social “France Football”, organizator i këtij çmimi: Antoine Griezmann (Atletiko Madrid), N’Golo Kante (Çelsi) Cristiano Ronaldo (Juventus), Sergio Aguero (Mançester Siti), Alisson Becker (Liverpul), Gareth Bale (Real Madrid), Karim Benzema (Real Madrid), Edinson Cavani (PSG), Thibaut Courtois (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Mançester Siti), Roberto Firmino (Liverpul), Diego Godin (Atletiko Madrid), Eden Hazard (Çelsi), Isco (Real Madrid) dhe Harry Kane (Totenhem).

Shpërndajeni me miqtë tuaj: