Tiranë, nëna kallëzon në Polici pas 1 viti e gjysëm djalin e humbur

Tiranë, nëna kallëzon në Polici pas 1 viti e gjysëm djalin e humbur
Pas rreth një viti e gjysmë zhdukje nga banesa e tij, nëna ka denoncuar në Policinë e Tiranës. Mësohet se L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, ka kallëzuar në komisariatin e Policisë Nr. 5 se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21.

Policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e tij, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

"Më datë 09. 10. 2018, shtetësia L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë", njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: