TIRANA/ Ardian Mema në pritje të shkarkimit me mirëkuptim të Ze Maria     

TIRANA/ Ardian Mema në pritje të shkarkimit me mirëkuptim të Ze Maria     
Braziliani Ze Maria u shfaq dje në stërvitjen e Tiranës, duke mos e pranuar dorëheqjen.

Atij i është kërkuar dorëheqja, si masë lehtësuese për të zgjidhur kontratën, ndërsa pas derbit drejtuesit bardheblu kanë nisur të bëjnë llogaritë me një trajner vendas, madje me “gjak-bardheblu”.

Ashtu siç veproi Partizani, edhe Tirana kërkon të rikthejë ish-lojtarin dhe trajnerin e saj, Ardian Mema, aktualisht ndihmës i Ilir Dajës te Flamurtari.

Por nëse marrëveshja me Ardian Memën mund të arrihet lehtësisht, zgjidhja e kontratës me brazilian Ze Maria shihet më e vështirë.

Braziliani në rast shkarkimi mund t’i kushtojë afro 100 mijë euro arkës së Tiranës, pa u gjetur një konsensus.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: