Sulmuesit fajtorë, Cungu: Nuk vjen fitorja, po nuk shënove

Sulmuesit fajtorë, Cungu: Nuk vjen fitorja, po nuk shënove
Humbja e zbriti Kukësin në vend të katërt, tre pikë pas Laçit, ndonëse verilindorët konsiderohet ekip me një buxhet gati dy herë më të madh se ai i drejtuar nga Artan Mërgjyshi.

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas humbjes së djeshme me Partizanin në Elbasan shprehu keqardhje për rezultatin.

“Keqardhja është e madhe, pasi ka nervozizëm,” – tha ai. “Që në fillim Kukësi bëri lojë dhe e dominoi atë, duke krijuar raste e volum, por dua të kritikoj ekipin për mungesën e golat, që  çuditërisht na dëmtoi. Kukësi luan futboll, por në fund janë pikët ato që kanë rëndësi.”

Trajneri i Kukësit tha edhe se disa mungesat peshojnë shumë pasi ndaj Partizanit “futbollistë të rëndësishëm  na munguan. Edhe Partizani ka lojtarë me personalitet dhe eksperiencë, por ka edhe të rinj që marrin përgjegjësi, siç është Asani, ndërsa te ne kjo gjë mungon”, - pranoi Cungu.

Lidhur me titullin kampion ai tha se “diferenca e pikëve nuk është e vogël. Do të vijë edhe momenti i kundërshtarit për të gabuar.”

Kukësi, nga ndërprerja e kampionati për shkak të ndeshjeve të kombëtares, do të ketë kohë për korrigjimet e nevojshme.

Sulmuesi mozambikas Reginaldo e nisi mirë sezonin, por duket se ka diçka që nuk shkon tek reparti i sulmit të Kukësit, pas shterpësisë së tij dhe mungesës së golit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: