SULMET E OPOZITËS/ Reagon Vangjush Dako: Je peshk rezervati o Lulzim Basha, harroje Durrësin, Shijakun dhe Krujën

SULMET E OPOZITËS/ Reagon Vangjush Dako: Je peshk rezervati o Lulzim Basha, harroje Durrësin, Shijakun dhe Krujën
Kryetari i bashkisë së Durrësit ka reaguar sot ndaj një morie deklaratash dhe postimesh në rrjetet sociale të përfaqësuesve të opozitës, duke përfshirë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako në rrjetet sociale.

Sulmet në masë të opozitës kanë ardhur pas publikimit të disa transkripteve të bisedave telefonike të kryebashkiakut të Durrësit me një nga anëtarët e fisit Avdulaj të njohur me pseudonimin “Niçja”, i arrestuar disa ditë më parë për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar arrestimin e Vanghjush Dakos, duke e cilësuar “peshku i madh” dhe kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Dakos. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: