Strakosha shkëlqen te Lacio, gati për të shkuar në janar me parametra “0” tek Totenhemi

Strakosha shkëlqen te Lacio, gati për të shkuar në janar me parametra “0” tek Totenhemi
Totenhemi ishte një skuadër që nuk transferoi asnjë lojtar në merkaton e verës. Por duket se skuadra britanike do të bëjë ndryshime drastike në merkaton e janarit.

Sipas asaj që bën me dije mediat britanike drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i ndërtojnë një skuadër kompetitive trajnerit Poketino.

Ndërsa ajo që theksohet është se në repartin e portierëve mund të vijë një shqiptar dhe bëhet fjalë për portierin aktual të Kombëtares Shqiptare dhe Lacios, Thomas Strakosha.

Në merkaton e janarit, sipas mediave, lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez.

/l.k./

Marrë nga http://www.hitc.com

Shpërndajeni me miqtë tuaj: