“Specialët” marrin në mbrojtje Xhisiela Malokun, si po ia ruajnë shtëpinë “nga opozita”

“Specialët” marrin në mbrojtje Xhisiela Malokun, si po ia ruajnë shtëpinë “nga opozita”
Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë instaluar në banesën e Xhisiela Malokut në fshatin Larushk të Krujës.

Forcat speciale dhe një furgon policie janë parë mëngjesin e sotëm rreth banesës ku dy ditë më parë shpërtheu rreth 100 gramë lëndë eksplozive.

Kryeministri Edi Rama dhe më pas edhe vetë 25-vjeçarja, akuzuan opozitën si palë e interesuar për presion kriminal, pasi “përdorën politikisht” dëshminë e saj kundër djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Mësohet se në mbrojtje janë marrë edhe familjarët të tjerë, ndërsa uniformat blu kanë hartuar një plan masash për ruajtjen e familjes së saj.

Xhisiela Maloku në korrik të këtij viti kishte denoncuar për rrahje dhe djegie me cigare djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Po në korrik ajo kishte tërhequr denoncimin, ndërsa disa ditë pas shpërthimit të skandalit tha se të nxirat në trup i kishte nga një aksident i vjetër, ndërsa me cigare ishte djegur “për qejf, në lojë e sipër me Rexhepin”.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se shenjat e dhunës nuk mund të ishin shkaktuar nga aksidenti.

Pas shpërthimit të skandalit, u arrestua Rexhep Rraja, i cili vazhdon të jetë në paraburgim. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: