Sot ndeshja më e rëndësishme, Skënderbeu pret Kukësin

Sot ndeshja më e rëndësishme, Skënderbeu pret Kukësin
Ndeshja më e rëndësishme e javës, mes dy pretendenteve, do të luhet sot në Korçë, me vendasit që kërkojnë të lënë pas humbjen e fundit me Teutën në Durrës.

“Kukësi skuadër me potencial. Do futemi për maksimumin. Detyrim është të japim çdo gjë në fushë”, tha trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Kukësi me 4 fitore radhazi duhet të fitojë medoemos për të ruajtur kreun e renditjes.

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu tha, lidhur me ndeshjen, se kemi treguar që kemi marrë rezultate të mira, por shtoi se “edhe ekipet e mëdha kanë ditët e tyre jo të mira”.

“Megjithatë ne jemi në rritje dhe e shohim veten si favoritë”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: