Shuhen sherret te Tirana/ Ze Maria-Karabeci, i pajton fitorja në Krujë     

Shuhen sherret te Tirana/ Ze Maria-Karabeci, i pajton fitorja në Krujë     
Trajnerit brazilian Ze Maria iu rikthye buzëqeshja pas fitores me Kastriotin në transfertë, pasi në të kundërt shkarkimi i tij ishte gjë e sigurt.

“Më e rëndësishmja ishte fitorja. Vuajtëm, por morëm 3 pikë”, tha Ze Maria. - “Pas derbit kjo ishte fitore e rëndësishme”, shtoi ai duke justifikuar lënien në stol të Hoxhallari dhe Hasani se duke qenë se kanë luajtur rregullisht patën mundësi të pushonin.

Trajneri brazilian ka pasur disa kontradikta me lojtarët, sidomos me kapitenin Erando Karabeci, por ku i fundit u rikthye, madje me shiritin e kapitenit.

Ze Maria, pas humbjes me Tiranën dhe analizës së klubit, ka pranuar ndryshimet, duke konfirmuar pas fitores me Kastriotin:

“Karabeci ka qenë gjithmonë kapiteni ynë. Ai është i rëndësishëm për grupin dhe për ju, gazetarët.”

Megjithatë, pas rikthimit te fitorja e munguar, sfidë për trajnerin dhe ekipin mbetet qëndrueshmëria në rezultate.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: