Shqiptari u kap me 1kg kokainë, gjykata e dënon me 3 muaj burg dhe largim nga Britania

Shqiptari u kap me 1kg kokainë, gjykata e dënon me 3 muaj burg dhe largim nga Britania
Një i ri shqiptar u kap duke trafikuar një kilogram kokaine në një park makinash në Plymouth.

Olsi Dama, 29 vjeç, është burgosur për transport droge nga Londra.

Mediat britanike bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm u arrestua në një parking makinash.

I riu u dënua me 3 vjet e katër muaj burgim. Gjyqtari Jason Newton-Price, tha: “Ju keni dashur të bëni para në mënyrë të lehtë, por kjo është lojë e rrezikshme”.

Dama, banues në Palmers Green, Londër, u arrestua në orën 4 të mëngjesit më 14 gusht me një kilogram kokainë në makinën e tij "Volvo".

Vlera e drogës nëse do të shitej në rrugë në porcione do të sillte fitime nga 50 000 deri 100 000 paund.

Ai do të dëbohet nga Britania pasi të kryej dënimin.

/l.k./

Marrë www.plymouthherald.co.uk

Shpërndajeni me miqtë tuaj: