Shkatërrohet banda e "skifterëve" shqiptarë në Francë, grabitën 100 shtëpi me vlerë 423 mijë euro

Shkatërrohet banda e "skifterëve" shqiptarë në Francë, grabitën 100 shtëpi me vlerë 423 mijë euro
Një band grabitësish shiptarë është goditur nga autoritetet franceze duke çuar ë arestimin e 6 personave.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen 98 shtëpive.

Gazeta "Le Parisien" shkruan se shqiptarët dyshohen për vjedhje të stolive dhe sendeve të tjera me vlerën e 423 mijë eurove në rajon e Bordos dhe Toulouse.

Pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare, të moshës 30 deri 40 vjeç, u arrestua të hënën në Bergerac (Dordogne).

Anëtarët e klanit të grabitësve besohet të kenë vepruar në mes nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, duke grabitur dhjetëra banesa.

Gjatë kërkimeve, policia arriti të sekuestronte mbi 2 kg ar.

Ata shfrytëzuan mungesën e pronarëve për të thyer një dritare duke vjedhur bizhuterinë dhe sendet e tjera të vlefshme.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: