Shitësja "trime" shmang grabitjen e argjendarisë në Tiranë, spërkat hajdutin me solucion (Video)

Shitësja "trime" shmang grabitjen e argjendarisë në Tiranë, spërkat hajdutin me solucion (Video)
Një argjendari është tentuar të grabitej sot në mbrëmje në Tiranë teksa kanë qenë shitëset ato që zbrapsën grabitësin.

Nga ana e saj, Policia ende nuk identifikuar grabitësin, për të cilin bën të ditur se po punon.

Më datë 08. 10. 2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij”, njofton policia

/f.ç/Albanian Free Press Online/

VIDEO

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: