SERBI I LAZIO-s/ Milinkoviç-Savic, Juve nuk paguan më shumë se 90 mln euro

SERBI I LAZIO-s/ Milinkoviç-Savic, Juve nuk paguan më shumë se 90 mln euro
Juve nuk do të paguajnë më shumë se 90 milion euro për Milinkoviç-Savic.

Serbi është ende në radarin e bardhezinjve, megjithatë, ata nuk përmbushin kërkesat e Lazios prej 150 milion euro.

Një nga burimet më të besueshme që Calciomercato raporton për Juventusin, thekson se ata nuk janë të gatshëm të tejkalojnë shumën prej 90 milion euro për blerjen e Sergej Milinkoviç-Savic.

Është e kuptueshme që “Zonja e Vjetër” bëri përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin 23-vjeçar serb në ditët e fundit të dritares së transferimit gjatë verës, por marrëveshja u shty nga kërkesat e Lacios për 150 milion euro.

Mesfushori sakaq do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Lazion, nga e cila ai do të ketë një pagë 3 milion euro në sezon.

Marrëveshja e re nuk do të ketë asnjë klauzolë lirimi, kështu që çdo admirues i tij do të duhet të negociojë me Lazion në fillim për shumën përfundimtare.

Lazio me humbjen e fundit 3-1 në derbi ndaj Romës përfundoi në vend të gjashtë, pas Inter, që fitoi 2-0 kundër Cagliari.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: