Sektorët kryesorë të biznesit, ku ka më shumë rënie të besimit?

Sektorët kryesorë të biznesit, ku ka më shumë rënie të besimit?
INDUSTRIA - Më pak kontrata porositëse nga eksportet, duket se kanë ndikuar që ky sektor të ketë më pak besim tek ekonomia gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Apo edhe parashikimet që po bën për të pakësuar të punësuarit për muajt në vijim.

NDËRTIMI - Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, në vend është shënuar një rënie e aktivitetit ndërtues, prej -6.2%.  Teksa raportohet se rënie ka shënuar edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve, me -0.2%. Ndërsa rritje të lehtë kanë pësuar vetëm kontratat porositëse, si edhe të punësuarit.

SHËRBIMET - Ecuria e këtij lloj biznesi nuk ka rezultuar aspak pozitive tremujorin e tretë të vitit, por me një rënie prej -4.2%. Ndërsa edhe kërkesat, ai i ka patur negative, me një nivel prej -2.2%. “ Rënie shënuan edhe balancat e punësimit dhe pritshmërive për në tremujorin e ardhshëm”, pohon BSH-ja.

TREGTIA – “Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) vijoi gjithashtu të bjerë gjatë tremujorit të tretë, me -5.3%”, konfirmon BSH-ja. Rënie kjo që sipas saj ka ardhur nga ecuria negative e këtij biznesi, me -8.4% dhe më pak pritshmëri se do të punësojë më shumë persona gjatë muajve në vijim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: