Rritja ekonomike, Banka Botërore e parashikon të jetë 4% për këtë vit

Rritja ekonomike, Banka Botërore e parashikon të jetë 4% për këtë vit
Banka Botërore parashikon një perspektivë pozitive të rritjes ekonomike për Shqipërinë gjatë këtij viti.

Konkretisht, ajo jep shifrën prej 4% të këtij treguesi për 2018-tën, ndërsa në tërësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, atë prej 3.5%,duke e vlerësuar këtë si një shifër optimiste për ecurinë e tij.

“Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitive. Por, pavarësisht të dhënave të mirëpritura që dëshmojnë më shumë rritje dhe krijim të vendeve të reja punës, konsolidimi fiskal, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe reformat strukturore janë shumë të rëndësishme për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe që sjell barazi”, cilëson lidhur me një dukuri të tillë, raporti i BB-së.

Për të vijuar më tej me pritshmëritë e ecurisë së treguesve makro-ekonomikë të Shqipërisë, të tilla si deficiti fiskal, i cili parashikohet që të ruajë nivelin prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa të ardhurat fiskale pritet të rriten me nivelin prej 0.3% të tij.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: