Ronaldo rrezikon ekstradimin në SHBA, kthimi në Portugali për t’i shpëtuar burgut

Ronaldo rrezikon ekstradimin në SHBA, kthimi në Portugali për t’i shpëtuar burgut
Cristiano Ronaldo mund të kthehet të jetojë në Portugali që të shmangë ekstradimin në SHBA, pas akuzave për përdhunim. Ky ka qenë pretendimi më i fundit i një eksperti ligjor. Ylli i Juventus është akuzuar për përdhunimin dhe keqtrajtimin e modeles Kathryn Mayorga, 34-vjeçe, në një hotel të Las Vegas, në vitin 2009.

Nëse akuzat do të konsiderohen vepër penale nga autoritetet amerikane, ato janë të detyruara të kërkojnë ekstradimin e yllit portugez të futbollit. Në SHBA gjykata do të jetë e detyruar të lëshojë urdhër arresti karshi lojtarit dhe Italia është e detyruar të zbatojë urdhrin.

Avokati i njohur Emilio Cortes, pretendoi se”rregullat në Europë dhe në SHBA janë të ndryshme. Autoritetet amerikane nuk kanë mundësi të ekstradimit të Ronaldos, nëse ai do të jetë në Portugali. Ish-lojtari  Manchester United dhe i Real Madrid, tashmë 33-vjeç, është aktualisht nën hetimin e policisë së SHBA-së pas pretendimeve të Mayorga.

Cristiano Ronaldo lidhur me përdhunimin e pretenduar i përshkroi akuzat si “lajme të rreme”, duke shtuar: “Përdhunimi është një krim i shëmtuar që nuk lidhet me atë që unë jam dhe besoj në jetë.”

Sipas hetimeve të deritanishme Mayorga ka pretenduar se nuk ka folur deri tani në lidhje me përdhunimin sepse Ronaldo i afroi në vitin 2010 mbi 300 mijë euro për të heshtur. Por ajo vendosi të thotë të vërtetën pas skandalit që u publikua në mediat gjermane.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: