REAGIMET/ Rama e shiti për të shpëtuar Gjushin, Basha: Fillim i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes me krimin

REAGIMET/ Rama e shiti për të shpëtuar Gjushin, Basha: Fillim i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes me krimin
Krerët e opozitës kanë reaguar menjëherë pas dorëheqjes së papritur të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron largimin e ministrit të Brendshëm si “fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Me një status në rrjetet sociale ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Por ai ka një tjetër mendim.

Sipas Berishës, Fatmir Xhafaj u sakrifikua për të shpëtuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës së mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij. Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botës së mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, kreu i meduzës në Shqipëri është Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën për Gjushin dhe vendosi në krye të ministrisë një vasal të tij”, shkruan Berisha.

Duket se me statusin e Berishës, që e cilëson ministrin e ri “një vasal të Ramës”, do të nmisë edhe sezoni i akuzave për Sandër Lleshin

“Asgjë, asnjë vasal as dhe patericë nuk shpëton Noriegën nga verdikti i afërt i revoltës popullore”, shkruan Berisha. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: