Publikon çmimet e biletave për Shqipëri-Skoci, të kripura për shqiptarët

Publikon çmimet e biletave për Shqipëri-Skoci, të kripura për shqiptarët
Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.

Dueli ndaj Skocisë do të luhet në datën 17 nëntor në “Loro Boriçi”, por megjithëse kualifikimi është i pamundur FSHF nuk heq dorë nga çmimet e larta.

Trubunat C variojnë nga 500 deri në 750 lekë, tribunat D shkojnë nga 1000 deri në 1500, tribunat A, B dhe VIP shkojnë nga 4000 deri në 9000 lekë.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: