Prangoset autori i masakrës në Mat, u kap i fshehur në një banesë jo shumë larg qytetit

Prangoset autori i masakrës në Mat, u kap i fshehur në një banesë jo shumë larg qytetit
Arrestohet autori i ngjarjes në Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas burimeve ët Policisë Vendore, mësohet se pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D. V. P., Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u angazhuan 40 forca policie.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: