Po pakësohen familjet që zotërojnë shtëpi e dyqane, bien -10% edhe të ardhurat e tjera

Po pakësohen familjet që zotërojnë shtëpi e dyqane, bien -10% edhe të ardhurat e tjera
Po pakësohen gjithmonë e më shumë familjet shqiptare që zotërojnë pasuri të patundshme.

Kjo është një dukuri tjetër që konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të cilat në fakt bien ndesh me trendin pozitiv në të cilin po shkon sektori i ndërtimit, apo edhe ritmi i lejeve të dhëna prej bashkive, për shtimin e objekteve në rang vendi.

“Rreth 93% e familjeve zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi, por kjo peshë ka rënë me 1% krahasuar me vrojtimin e kaluar”, cilësojnë ekspertët e BSH-së, lidhur me këtë.

Teksa shtojnë se vetëm 4% e familjeve shqiptare deklarojnë se zotërojnë më shumë së 2 prona të patundshme, (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.); ndërsa 1% e tyre kanë deklaruar se nuk zotërojnë asnjë pronë.

“Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në nivelin prej 10%”, është një tjetër fakt interesant që jep Banka e Shqipërisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: