Përleshja me armë në Bulevardin “Zogu I”, Gjykata, dënime maksimale për autorët e masakrës

Përleshja me armë në Bulevardin “Zogu I”, Gjykata, dënime maksimale për autorët e masakrës
Togat e zeza kanë dhënë sot vendimin për autorët e masakrës në Bulevardin “Zogu 1”, në Tiranë ngjarje e regjistruar më 27 maj 2015, ku mbetën të vrarë tre persona.

Gjykata ka vendosur ta lërë përjetë në qeli italianin Salvatore Letizia, ndërsa për Klejvi dhe Markeljan Doçin, përkatësisht 20 vjet e 27 vjet burg.

Asnjeri prej të akuzuarve nuk ishte sot prezent në sallën e gjyqit.

Dyshohet se ngjarja e Tiranës lidhet me një sërë hakmarrjesh që lidhen me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015.

“Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit”, thuhet në pretencën e Prokurorisë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: