PD, Paloka: Ikja e dy ministrave është kusht që Rama të lëshonte karrigen

PD, Paloka: Ikja e dy ministrave është kusht që Rama të lëshonte karrigen
Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka ka deklaruar se pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të bëhet asgjë. Sipas Paloks ikja e dy ministrave është një kusht që tregon se Rama duhet të lëshonte karrigen.

“Pa ikur Rama absolutisht nuk mund të flasim për asgjë. Fakti që i kanë ikur dy Ministra të Brendshëm, besoj që ky është një kusht i mjaftueshëm që Kryeministri të lëshonte karrigen e tij. Sot largimi i Ramës është gjest patriotik për çdo shqiptar. Edhe me dhunë? Po sigurisht. Mënyra sesi do të zhvillohen zgjedhjet pas largimit të Ramës, sigurisht do të jetë një zgjidhje politike, sepse nuk mund të shkojmë pa një qeveri në zgjedhje, duhet që dikush të organizojë procesin zgjedhor, pastaj do jetë qeveri teknike, apo si do quhet kjo pak rëndësi ka. Do ketë një grupim qoftë edhe qeveri teknike siç doni ju, që do organizojë zgjedhjet. Sigurisht që do ndërmerret, është një nga opsionet që vazhdon të qëndrojë në diskutim.”, shprehet Paloka.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: