PD: Ndërhyrje të fuqishme politike anuluan urdhrin e arrestimit të Vangjush Dakos

PD: Ndërhyrje të fuqishme politike anuluan urdhrin e arrestimit të Vangjush Dakos
Partia Demokratike ka lëshuar akuzua mbi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi sipas saj, ka anuluar urdhër - arrestin për Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit.

Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se sot është urdhëruar anulimi i arrestimit të Dakos, pritej sipas tij, të prangosej në mesditë.

Noka pretendon se ndërhyrje të fuqishme politike kanë sjellë anulimin e urdhrit.

“Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë - trafikantë droge apo si dy ish-deputetët  e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.

Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.

Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:

  • Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?
  • Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!

Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.

Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.

Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.

Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!”, tha për mediat në emër të PD-së, deputeti Flamur Noka.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: