Partizani-Skënderbeu, formacionet, Hoxha titullar, Shehi ndryshim në sulm

Partizani-Skënderbeu, formacionet, Hoxha titullar, Shehi ndryshim në sulm
Do të luhet pas pak në “Selman Stërmasi”, kryendeshja e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, si dhe një nga më vendimtaret për luftën në titullin kampion. Partizani pret Skënderbeun, ku në këtë duel mjaft të fortë, synohet vetëm triumfi.

Të dyja këto ekipe, kanë mbrojtjet dhe sulmet më të mira në kampionatin shqiptar, dhe ditën e sotme, fusha e lojës premton spektakël.

FORMACIONET

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari; Telushi, Hila, Asani, Bardhi, Mala; Mensah. Trajner: Skënder Gega Në stol: Xhika, Hyon, Bitri, Gojkoviç, Çinari, Hebaj, Kote.

Skënderbeu: Teqja; Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi; Demte, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Në stol: Dajsinani, Fili, hoxhaj, Oto Xhon, Lulaj, Muzaka, Sambou.

Gjyqtarë: Enea Jorgji(kryesor), Ermal Barushi(anësor), Ridiger Çokaj(anësor), Andi Koçi(pas porte), Klajdi Kola(pas porte), Rejdi Avdo(i katërt)

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: