Partizani sfidë Kukësit për kreun, Cungu: Problem stadiumi dhe orari 

Partizani sfidë Kukësit për kreun, Cungu: Problem stadiumi dhe orari 
Skënderbeu mposhti 2-0 në Gjirokastër Luftëtarin duke i marrë Partizanit kryesimit. Tirana rikthen krizën pas disfatës me Laçin     

Skënderbeu fitoi 0-2 në Gjirokastër  dhe mori kreun e klasifikimit, në pritje të ndeshjes Kukësi-Partizani. Autorë të golave, Hoxhaj 67’ dhe Dita në 80’ siguruan një trepikësh të artë, i dyti radhazi për kampionët në fuqi. Skënderbeu kryeson një pikë më tepër se Partizani dhe në vend të tretë ndiqet nga Kukësi me katër pikë më pak.  Krye-ndeshja e javës së tetë mes Kukësit dhe Partizanit, që do të luhet sot në “Elbasan Arena” nën gjykimin e Juxhin Xhajës vendos për fatet e kreut, pasi Skënderbeu me fitoren 2-0 në Gjirokastër mori përkohësisht kryesimin e kampionatit. “Pikët janë ato që vlerësojnë një ndeshje dhe përtej pikëve do të shikoja problematikën e ndeshjes në Korçë ku nuk na munguan rastet.” Trajneri i Kukësit Armando Cungu shpreson që skuadra e drejtuar prej tij të rikthehet sot te fitorja.  “Presioni është evident në çdo fushë por s’do të thotë që ne të kemi vështirësi. Do ketë ndryshime nesër dhe kjo ndodh gjithmonë në të mirë të ekipit. E njohim Partizanin, i njohim pikat e forta dhe të dobëta.” Përballë Partizanit, ai do të ketë edhe një sfidë personale me trajnerin e këtij ekipi. “Gega është miku im, e respektoj si mik dhe si trajner. Jam i mendimit se kontribuon në një nivel të mirë me Partizanin. Problem është orari i ndeshjes pasi nuk kemi shtëpinë tonë, por fatkeqësisht ishte problem në të gjitha stadiumet për shkak te ndeshjeve dhe eventeve dhe s’kishte mundësi të tjera zgjedhjeje për orarin.” Lidhur me sulmuesin kryesor të ekipit, nëse shpresohet që ai të gjejë golin ndaj Partizanit, trajneri i Kukësit shtoi: “Rexhinaldo është njeri dhe mund të ketë momente jo të mira. Ai sapo mori dhe çmimin “Lojtari më i mirë i muajit”. Nuk ka lojtar që shënon në çdo ndeshje, pasi nuk ndodh në asnjë vend në botë. Në fund, ai mund të shpallet golashënues më i mirë.”

Në ndeshjet e  tjera Kamza barazoi 2-2 me Flamurtarin.  Vendasit shënuan fillimisht në 5’ me Plakun dhe barazuan në dy minutat e fundit me anë të Roloviç, në 2-2, pasi të besuarit e Ilir Dajës  gjetën rrjetën në 23’ me Bushiç e në 54’ morën epërsinë me anë të Musta. Teuta e gjeti rrjetën në fund të pjesës së parë me 11-metërsh, që u fitua nga Bicaj. Latif shënoi me një 11-metërsh dhe dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Tirana pas fitores në Krujë për fitoren e dytë radhazi humbi përballë Laçit, 0-1.

Java e 8-të/Dje

Luftëtari-Skënderbeu    0-2

Kamza-Flamurtari            2-2

Tirana-Laçi                           0-1

Teuta-Kastrioti                  2-0

Sot

Kukësi-Partizani                (13:45)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: