Partizani-Kukësi, krye-ndeshja e fazës së parë mbetet “jetime”  

Partizani-Kukësi, krye-ndeshja e fazës së parë mbetet “jetime”  
Ndeshja kryesore e javës së tetë që vendos ndoshta fatet e titullit, ende nuk dihet se ku do të luhet 

Sfida më e rëndësishme e fazës së parë, mes ekipeve që duan ta fitojnë atë do të vendoset të hënën në Kukës. Edhe pse mbetet edhe një javë nga mbyllja e fazës së parë, takimi vendimtar për kreun shihet ndeshja mes dy ekipeve kryesuese, Partizanit dhe Kukësit.

Katër nga ndeshjet e javës së tetë në Kategorinë Superiore do të luhet të dielën, dhe shkak për këtë ndryshim është bërë java e shtatë që u luajt në mesjavë. Të dielën do të ketë 4 përballje të cilat do të luhet në dy orare të ndryshme, ndërsa Kukësi-Partizani do të zhvillohet të hënën. Nuk dihet ende se ku do të zhvillohet ky takim, pasi në “Elbasan Arena” do të luajë ekipi kombëtar vetëm dy ditë më vonë. Alternativat e vetme janë që Partizani të jetë mysafir në Shkodër, ose në stadiumin e Kamzës, për përballjen kryesore të fazës së parë, karshi Kukësit.

Kjo shihet edhe si një ndeshje vendimtare për objektivin e lartë që kanë dy ekipet në garë për titullit kampion. Ashtu sikurse edhe për ecurinë e trajnerëve të Kukësit, Armando Cungu dhe ai i Partizanit, Skënder Gega.

Kategoria Superiore

Java e shtatë - Dje

Skënderbeu-Kukësi        0-0

Të mërkurën

Partizani-Teuta                                 3-0

Laçi-Flamurtari                  1-0

Kastrioti-Tirana                                 2-3

Java e 8-të/Të dielën

Kamza-Flamurtari            13:45

Luftëtari-Skënderbeu    13:45

Tirana-Laçi                           16:45

Teuta-Kastrioti                  16:45

Të hënën

Kukësi-Partizani 17:45

Java e 9-të/ 21 tetor

Skënderbeu - Kamza

Partizani - Luftëtari

Kastrioti - Kukësi

Laçi - Teuta

Flamurtari  - Tirana

Shpërndajeni me miqtë tuaj: