Panucci teston të rinjtë me Jordaninë, Skocia në Izrael me “aromën” e fitores ndaj Shqipërisë

Panucci teston të rinjtë me Jordaninë, Skocia në Izrael me “aromën” e fitores ndaj Shqipërisë
Në “Elbasan Arena” kuqeiznjtë po zhvillojnë një miqësore me Jordaninë, teksa trajneri Christian Panucci po teston disa nga lojtarët para ndeshjes me Izraelin. Mavraj rikthehet me shiritin  e kapitenit në këtë ndeshje. Mihaj, Ramadanin e Manaj debutojnë në këtë miqësore.

Ekipet e kanë nisur ndeshjen me këtë formacion:

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj.

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit.

Sakaq, përballë Izraelit në Ligën e Kombeve përballet nesër Skocia dhe më 14 tetor Shqipëria.

Trajneri i Skocisë, Alex Mcleish shpreson fitoren ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, si një mundësi e artë që të sigurojnë vendin e parë.  Skocezët udhëtojnë në Haifa për përballjen e dytë me izraelitët në grupin e dytë të Grupit C1. Fitorja do t’u jepte McLeishit gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme - dhe do t'i mbajë ata në rrugë të mbarë “Play-off” dhe një shkurtim në Euro 2020. Izraeli ka arritur vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit dhe tani McLeish dëshiron që njerëzit e tij të shkaktojnë më shumë mjerime në anën e Andreas Herzog.

Shqipëria fitoi 1-0 kundër Izraelit në ndeshjen e fundit dhe në ndeshjen e dytë të grupit Skocia fitoi 2-0 me Shqipërinë. - “Ne kemi fituar më shumë besim nga ndeshja me Shqipërinë muajin e kaluar dhe e dimë se kemi një ndeshje të vështirë kundër Izraelit. Ata janë shumë më mirë në shtëpi se kur luajnë jashtë. Nuk kanë fituar për një kohë të gjatë, por ne pamë rusët në Kupën e Botës dhe shkuan në çerekfinale edhe pse pa një fitore në shtatë ndeshje. Por të gjithë e panë të papriturën në turneun e Moskës”, tha Mcleish.  - “Ne jemi në një grup me Izraelin dhe Shqipërinë, gati në nivel, por duam të shkojmë më lart.” Izraeli pret Shqipërinë të dielën pas Skocisë dhe nëse shmang humbjet në këto përballje, gjithçka mbetet e hapur në takimet e fundit, për ekipin që do ta marrë kreun e grupit dhe ekipit që do të bjerë në një ligë më poshtë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: