Paloka: Ky është ‘nacionalizmi’ i vërtetë i Ramës , kryeministrit që po boshatis Shqipërinë nga shqiptaret

Paloka: Ky është ‘nacionalizmi’ i vërtetë i Ramës , kryeministrit që po boshatis Shqipërinë nga shqiptaret
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se kryeministri Edi Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjet nga skandalet që po e mbysin duke marrë pozicionin e nacionalistit.

Në një mesazh në rrjetin social Paloka shkruan: “Rama është ilustrimi me i mire i shprehjes : ‘Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve’.

Ka kaq kohe qe për te tërhequr vëmendjen nga skandalet qe po e mbysin, është gati te bej gjithçka.

Se fundmi, e jo për here te pare, ka marre pozicionin e nacionalistit.

Mendon vërtetë se me Bularatin dhe duke i fryre zjarrit te përplasjeve nacionaliste do shpëtoje Tahirin, Gjushin, Ballen dhe gjithë tufën e zhgërryer ne krim qe ka rrotull vetes.

Këtë strategji e ka ndjekur dhe me herët kur me retorike shterpe pa asnjë vlere për shqiptaret u shit si nacionalist qe ‘po ju tregonte vendin grekerve’, pastaj e mbylli për tre net rresht ne hotel Bushatin me Kotziasin.

Përfundimi i ‘nacionalizmit’ te Rames; ju falen Greqisë mijëra kilometra katrore det përfshi dhe zonat naftëmbajtëse.

Ky është ‘nacionalizmi’ i vërtetë i Rames , kryeministrit qe po boshatis Shqipërinë nga shqiptaret”.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: