Paloka ironi me Ramën: M’u duk sikur po lexoje dosjet e deputetëve të tu sot në parlament

Paloka ironi me Ramën: M’u duk sikur po lexoje dosjet e deputetëve të tu sot në parlament
Nënkryetari i partisë demokratike, Edi Paloka ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të Parlamentit, ku përmendi disa nga dosjet kriminale të pronarëve të kazinove ndërsa nuk ka përmendur asnjë emër konkret.

Në një mesazh në rrjetin social Paloka shkruan: “Dëgjova Ramën në Parlament. Për te treguar qe po luftonte krimin duke hequr bastet lexoi disa nga dosjet e pronareve te kazinove ( imagjinare se ne fakt nuk përmendi asnjë emër)

“Vrasje, plagosje”

“Trafik droge”

“Prostitucion”

“Grabitje...”

Po te kishte shtuar dhe përdhunimin , do vija bast qe kishte përpara e po lexonte dosjet e deputeteve dhe kryebashkiakeve te tij..."

/l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: