Nuk po ndalet rritja e çmimeve, 2.1% në shtator

Nuk po ndalet rritja e çmimeve, 2.1% në shtator
Rritja e vazhdueshme e çmimeve në vend është një tjetër dukuri, e cila duket se po ndikon në rënien e besimit të qytetarëve tek ekonomia si e tillë.

Kështu, sipas shifrave më të reja të konfirmuara dje nga Instituti i Statistikave, ajo rezultoi në nivelin rritës prej 2.1% gjatë muajit shtator.

Teksa një vit më parë, ndryshimi i çmimeve në këtë muaj ishte vetëm 1.6%, për të treguar kështu se rritja e çmimeve vjet ishte më e zbutur sesa këtë vit.

“Rritja vjetore e çmimeve në shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1.03%”, pohojnë ekspertët e INSTAT-it. Duke vijuar më tej se në këtë rritje, kontribut ka dhënë edhe rritja e çmimeve në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me +0.58%, apo atyre të grupit “Transport”,  me +0.19% rritje, etj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: