Nikki Haley largohet nga detyra e ambasadores së SHBA-së në OKB

Nikki Haley largohet nga detyra e ambasadores së SHBA-së në OKB
Presidenti i SHBA, Donald Trump pranoi dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley, sipas disa burimeve të lajmeve.

Zonja Haley nuk e konfirmoi lajmin kur u pyet gjatë një vizite sot në Shtëpinë e Bardhë, por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ajo ua bëri të ditur vendimin ndihmësve të saj sot në mëngjes.

Zëdhënësja e Shtëpisë Sarah Sanders tha se Presidenti Trump dhe zonja Haley pritet të takohen së shpejti.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Njoftim i rëndësishëm me miken time Nikki Haley në Zyrën Ovale në orën 10:30”.

VOA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: