Nën strehën e kapeleve

Nën strehën e kapeleve
Me të ardhur vjeshta, u lexuan edhe tendencat e para të personazheve publikë, për këtë vjeshtë por ajo që ra në sy ishte dhe përdorimi i një aksesori që nuk haset shpesh në daljet publike të bukurosheve tona të skenës dhe ekranit.

Duket se këtë vjeshtë e këtë dimër do të kemi shumë në përdorim kapelet, ato në stilin teksan, por edhe kapelet elegante e të zeza me strehë.

Kjo ka qenë edhe zgjedhja e Alketa Vejsiut, Barbana Dinit dhe Leonora Jakupit. Ky aksesor ka bërë që portretet dhe sytë e bukurosheve të duken edhe më misteriozë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: