NDRYSHON LIGJI/ Kriteret e reja për edukator dhe drejtues të kopshteve

NDRYSHON LIGJI/ Kriteret e reja për edukator dhe drejtues të kopshteve
Qeveria ka ndryshuar ligjin e arsimit parauniversitar duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja për mësuesit dhe drejtuesit e tyre. Sipas ligjit të ri, drejtuesi i kopshtit apo çerdhes përveç formimit profesional dhe vjetërsisë në punë duhet të kalojë edhe testimin e drejtuesit të pushtetit vendor.

Sonila Isaku

Të bëhesh drejtues i një kopshti apo çerdheje, si dhe edukator në to tashmë duhet të plotësosh një sërë kushtesh dhe kriteresh, me ndryshimet e reja ligjore të bëra së fundmi në ligjin e Arsimit Parauniversitar. Sipas këtij të fundit, kryesore është certifikimi i tyre që ka të bëjë me procesin e   i  pajisjes  së  tyre me certifikatë për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniversitar, pas trajnimit të kryer në institucionin përkatës, të ngarkuar për këtë qëllim.  Ndërkohë që punësimi i edukatorëve dhe mësuesve do të bëhet sipas kritereve dhe rezultateve të parashikuara nga portali “Mësues për Shqipërinë.

Drejtuesit

Por cilat janë kriteret dhe kushtet e reja që parashikon ligji? Drejtori i institucionit arsimor parashkollor emërohet nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit. Komisioni  i  vlerësimit  përbëhet  nga  një  përfaqësues  i  njësisë  së  vetëqeverisjes  vendore,  kryetari  i  bordit  të  institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit, një përfaqësues nga njësia arsimore vendore dhe një mësues i zgjedhur nga këshilli i mësuesve. “ Kandidati për drejtor të institucionit arsimor parashkollor duhet të ketë, të paktën, pesë vjet përvojë pune si mësues, të jetë trajnuar e pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar dhe të mos bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike” thuhet në nenin 55/1 të ndryshimit ligjor të Arsimit Parauniversitar. Sa i takon shkarkimit nga detyra të drejtorit të kopshtit apo çerdhes është kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor parashkollor  publik për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, si dhe për shkelje të etikës e të sjelljes në institucion.  Ndërsa sa i takon arsimit privat, emërimi  dhe/ose  shkarkimi  i  drejtorit  të  institucionit  arsimor  parashkollor, kryhet  sipas  procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij. Kriteret e kualifikimit, të përcaktuara për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, publik, janë të njëjta edhe për drejtorin e institucionit arsimor parashkollor, privat.

Mësuesit

Që një mësues të punësohet në  arsimin  parashkollor  duhet  të  ketë  fituar  diplomën  e  ciklit  të  parë  “Bachelor”,  që  formon mësues të arsimit parashkollor.  “Mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional”, që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomë për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike. Mësuesi për arsimin e mesëm të ulët dhe për arsimin e mesëm të lartë duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor” në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë dhe diplomën e ciklit të dytë “Master” me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë.  Profesioni  i  mësuesit  mund  të  ushtrohet  edhe  nga  individë  që  zotërojnë  diplomë  universitare  të  ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/lëndët e  mësimdhënies  në  arsimin  parauniversitar,  dhe  njohuri  të  certifikuara  në  formimin  psikopedagogjik  nga  institucione të arsimit të lartë, që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar.  Diplomat e njëvlershme, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërmendura të këtij neni  në  fushat/lëndët  e  mësimdhënies  në  arsimin  parauniversitar  dhe  kriteret  për  hapjen  e  programeve  të  studimeve të formimit të vazhduar në fushën psikopedagogjike përcaktohen me udhëzim të ministrit” thuhet në ligjin e Arsimit Parauniversitar. Mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të  arsimit  të  orientuar,  mësuesi  i  kulturës  së  përgjithshme  në  shkollat  profesionale,  mësuesi  që  punon  me  nxënësit  me  aftësi  të  kufizuara  dhe  mësuesi  me  diplomë  të  ngjashme  ose  të  përafërt  me  diplomat  në  fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar ushtron profesionin pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesionale si dhe të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij.

Në institucionin arsimor publik, përfshirë dhe atë parashkollor, pranimi dhe emërimi i mësuesit në një vend të lirë pune mbështetet në parimin e meritës dhe të drejtën për zgjedhjen e institucionit arsimor. Emërimi  i  mësuesit  bëhet  nga  drejtori  i  institucionit  arsimor,  sipas  renditjes  në  portalin  “Mësues  për  Shqipërinë”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: