Ndryshon epiqendra por lëkundjet nuk ndalen në Shqipëri, tërmeti i radhës në Gjirokastër

Ndryshon epiqendra por lëkundjet nuk ndalen në Shqipëri, tërmeti i radhës në Gjirokastër
Një tjetër tërmet ka rënë sot në Shqipëri, konkretisht në zonën e Gjirokastrës.

Shërbimi ndërkombëtar Sizmiologjik informoi mbi të dhënat e fundit të tërmetit, por më tepër se fuqia e këtij tërmeti, më shqetësues është epiqendra e re e tij, që godet vendin tonë.

Tërmeti ka qenë i magnitudës 2.4 i Shkallës Rihter. Edhe pse konsiderohet i lehtë, fakti që përsërit një sërë lëkundjesh që nuk po ndalen është edhe më shqetësuese.

Cunami më i fundit që la qindra të vdekur në Indonezi erdhi si pasojë e një sërë tërmetesh që prekën zonën dhe ishujt përreth.

Edhe tërmeti në Gjirokastër vjen pas një sërë tërmetesh që kanë prekur prej muajsh vendin tonë, më i madhi i të cilit pati si epiqendër Gjirin e Lalzit. Por tërmete të shumtë kanë prekur vendin tonë edhe në zona të tjera, si në Elbasan, Bulqizë, apo edhe Rrogozhinë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: