NDESHJET E KOMBËTARES/ Bie interesi i tifozëve në Shqipëri, rritet në Kosovë

NDESHJET E KOMBËTARES/ Bie interesi i tifozëve në Shqipëri, rritet në Kosovë
Refuzon edhe Kosovën, Hadërgjonaj “tradhtia e dyfishtë”

Shitja e biletave për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve me Maltën, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka filluar me vonesë, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët, por nga ana tjetër ka treguar se interesi është i lartë.

Shumë tifozë nga Kosova kanë qenë mbështetës të kuqezinjve, por ecuria e mirë e përfaqësueses së tyre ka bërë që të bjerë interesi i tifozëve kosovarë karshi Kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes vlerësoi dy sfidat e radhës dhe marrjen e pikëve. Ai vuri theksin te loja e skuadrës.

“Nuk është me rëndësi sa pikë do të marrim, por paraqitja në fushë. Jemi në mes të një gare dhe pikët kanë rëndësi, por nëse vjen loja, më pas marrim të tjerat”, - tha Bernard Challandes, trajneri i Kosovës.

Florent Hadërgjonaj, i cili u kërkua fillimisht nga Shqipëria dhe së fundmi nga Challandes, vendosi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit të Zvicrës, Petkoviç.

“Kam folur së fundmi me Florent Hadërgjonaj, por ai nuk ka qenë në gjendje për të dhënë përgjigje për Kosovën. Ai është ftuar nga kombëtarja zvicerane në dy ndeshjet e radhës dhe nëse luan një minutë, atëherë nuk do të mund të luajë për ne, pra do të luajë për Zvicrën. Ky është rregulli”, u shpreh trajneri kosovar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: