Ndeshja me Skënderbeu, Gega: Mposhtim korçarët dhe jemi me një dorë te titulli

Ndeshja me Skënderbeu, Gega: Mposhtim korçarët dhe jemi me një dorë te titulli
Përballja midis dy skuadrave më të mira të Superligës, Partizani-Skënderbeu, që do të luhet nesër, por "demat e kuq" janë më të vendosur për ta fituar ndeshjen që do të thotë të vendosin një dorë tek titulli. Për Gegën  fitorja me Skënderbeun është padyshim e rëndësishme pasi do i jepte siguri të madhe ekipit.

"Kemi edhe 30 ndeshje. Nëse fitojmë ndaj Skënderbeut, që do të hyjmë për atë rezultat, zbehet fitorja nëse nuk bëjmë mirë në ndeshjet tjera. Nëse fitojmë është shtytje shumë e madhe, nëse humbim do të përvishemi për të menaxhuar dhe të kthejmë bukurinë dhe besimin te ekipi”.

Një rëndësi të veçantë mbartë kjo ndeshje edhe për mbrojtësin Kalari, i cili është i vetëdijshëm për kualitetet që bardhekuqtë kanë, megjithatë ai shfaqet besimplotë se skuadra e tij do të arrijë fitoren.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: