Ndeshja me Izraelin, Berisha e Grezda s’e fshehin optimizmin për fitore

Ndeshja me Izraelin, Berisha e Grezda s’e fshehin optimizmin për fitore
Gardiani i portës kuqezi, Etrit Berisha dhe sulmuesi Eros Grezda nuk e fshehën optimizmin e tyre në daljen për mediat kur deklaruan se janë për fitore në Ber Sheva, me Izraelin. Sipas futbollistëve, angazhimi është maksimal për të marrë fitoren të djelën në mbrëmje.

“Një ndeshje e cila është vlerësuar maksimalisht nga ana jonë. Tashmë jemi me pikë të barabarta të tre skuadrat në grup. Klima në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë bashkë do shkojmë për të marrë fitoren. Mundësitë ekzistojnë për të dalë me rezultat pozitiv pasnesër. Nisur edhe nga humbja dje e Skocisë, nëse marrim rezultat pozitiv të djelën në Izrael, atëherë transferta që humbëm në Skoci pak do të vlejë. Tentojmë fitorem, por të them të drejtën, edhe barazimi nuk do të ishte i keq. Nuk është aspak e pamundur. Janë një kundërshtar i fortë, por edhe ne kemi forcën tonë. Njohim lojën e tyre, nisur edhe nga fitorja karshi tyre një muaj më parë në Elbasan. Na pret një 90 minutësh shumë i vështirë, por me përqëndrimin e duhur do ia dalim për të arritur një rezultat pozitiv.”, tha Berisha.

Ndërkaq, Grezda ka besim maksikmal që skuadra do të reagojë në mënyrën më të fortë të mundshme në djelën në mbrëmje, për të marrë fitoren.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: