Ndalohet i riu nga Mamurrasi, kërcënonte një femër me publikimin e fotove “hot”

Ndalohet i riu nga Mamurrasi, kërcënonte një femër me publikimin e fotove “hot”
Ndalohet i riu nga Mamurrasi, pasi dyshohet se dashur të përfitojë një shumë të hollash me anë të presionit shtetasen A. Gj., për mospublikimin e disa fotove “hot” në rrjetet sociale.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se materialet ndaj Y. K., 21 vjeç, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Ky shtetas ndërmjet telefonit i kërkuar denoncueses një sasi parash në shkëmbim të mospublikimit të disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: