Myrto Uzuni e Lirim Kastrati, “shpërthim” shqiptarësh në Kroaci

Myrto Uzuni e Lirim Kastrati, “shpërthim” shqiptarësh në Kroaci
Lokomotiva e Zagreb arrin fitoren e tretë rresht në kampionatin kroat, falë paraqitjes së dy shqiptarëve që luajnë në radhët e saj, duke mposhtur Goricën në transfertë me rezultatin 0-3.

Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni ishin autorët e dy golave të parë.

Haliloviç shënoi golin e tretë për Lokomotivën, që me këtë fitore u ngjit në vendin e dytë në kampionatin kroat, dy pikë pas Dinamo Zagrebit.

Kastrati përfaqëson Kosovën, ndërsa Uzuni, ish-lojtar i Laçit, me këtë paraqitje pret edhe një ftesë nga Kombëtarja e Panucci.

Ishte goli i gjashtë në kampionat për 19-vjeçarin e U21 të Kosovës, ndërsa ish-lojtari i Laçit ka gjetur golin e parë me ekipin e ri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: