Moti, largohen kthjellimet dhe afrohen shirat

Moti, largohen kthjellimet dhe afrohen shirat

Largohen kthjellimet dhe afrohen shirat. Kjo parashikohet nga moti për ditën e sotme, me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas metereologëve do të ketë reshje shiu të herë pas herëshme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e jugperëndim.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug  me shpejtësi 2-28m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: