Moti i bukur dhe me diell po largohet, po afrohen shirat

Moti i bukur dhe me diell po largohet, po afrohen shirat

Vendi ynë po largohet nga moti i bukur dhe me diell e po i afrohet shiut.

Sot ai do të karakterizohet nga reshje shiu të cilat do të përfshijnë zonat malore e pastaj do të përhapen në të gjithë territorin, kryesisht mëngjesin e së hënës.

Ndërkohë, pritet edhe rënie temperaturash me të paktën 6 gradë.

Sipas Meteoalb, “E diela shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme në Jug.

Temperaturat mesditen e sotme, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë Celsius të shtunën në 21 – 22 grade Celsius në fillim të javës tjetër”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: