"Miss Globe 2018", sot shpallet fituesja e garës së bukurisë

"Miss Globe 2018", sot shpallet fituesja e garës së bukurisë
Konkursi ndërkombëtar i bukurisë "Miss Globe 2018" do të ulë siparin e tij në amfiteatrin e liqenit artificial në kryeqytet këtë të diel.

Teksa prej dy javësh, vajzat më të bukura të botës po qëndrojnë në Shqipëri e po kthehen edhe në promovuese shumë të mira të vendeve të njohura historike, kulturore apo tradicionale të saj.

“Ka qenë një mrekulli, kaluam vërtet bukur. Ne ishim në Mal të Zi gjithashtu, por Shqipëria më ka rrëmbyer zemrën, sepse ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm. Ndjehem si në shtëpi këtu, pasi jetoj në Stamboll, por këtu të gjithë më thërrasin “Hej Brazil, Brazil”. Të gjithë e njohin Brazilin dhe jam shumë e lumtur për këtë”, ka pohuar Vanessa Crippa, "Miss Brazili".

Shpërndajeni me miqtë tuaj: