Maskë me vezë dhe vaj ulliri

Maskë me vezë dhe vaj ulliri
Vaji i ullirit dhe veza, janë përbërës ushqimorë që ndikojnë shumë në forcimin e flokut.

Veçanërisht, përzierja që arrihet mes të verdhës së vezës dhe vajit të ullirit, i cili preferohet të jetë i prodhuar në vend.

Për flokët e shkurtër përdoren tre të verdha veze dhe tre lugë vaj ulliri.

Pasi e verdha e vezës me vajin e ullirit përzihen, vendosen mbi flokë me anën e një furçe flokësh, në çdo sasi floku dhe lihet në të për 60 minuta.

Pas kësaj, floku lahet me ujë të ngrohtë, duke fituar kompaktësi, ushqim dhe shkëlqim.

Për flokët e gjatë, përdoren gjashtë të verdha veze dhe gjashtë lugë vaj ulliri dhe mbahet për një orë dhe më pas lahet me ujë të nxehtë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: